VIDEO / Punë me super ritëm, Partizani po bën gati stadiumin e tij

Objektivi i Partizanit për këtë sezon nuk është vetëm që të konfirmohet në kreun e kampionatit shqiptar e të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, por edhet bëjë realitet premtimin e madh për ndërtimin e kompleksit të ri me minstadiumin e tij ku do të zhvillojë pjesën më të madhe të ndeshjeve të kampionatit.

Punimet ishin ndërprerë më shumë se një vit më parë, por tashmë kanë rifilluar dhe me ritme shumë të larta. Drejtuesit e klubit kanë premtuar se do të mundohen që brenda këtij viti të mbyllet gjithçka dhe Partizani të ketë më në fund shtëpinë e tij, duke mos kaluar sa në një fushë stërvitore në tjetrën, ashtu si edhe stadiumin e vet, për t’i bërë tifozët e kuq të ndjehen si në shtëpi në një ambient të tyrin.

Punimet kanë filluar me ritme të larta dhe në klubin e kuq janë optimistë se do të ndërtohet brenda afateve të caktuara stadiumi i ri, si dhe do të plotësohet infrastruktura e nevojshme që ekipi të fillojë të luajë në të duke filluar nga sezoni i ardhshëm. /vipsport.al/