VIDEO/ PSG i falet “të urryerit”, Nejmar është ai që e afron sërish me kreun

PSG-ja e ka humbur shkëlqimin e sezonit të shkuar kur në kampionat fitonte me goleada. Parisienët kanë arritur të lënë pas humbjen që pësuan ndaj Reimsit duke mundur me rezultatin e ngushtë 0-1 skuadrën e Bordos.

Ka qenë sërish Nejmar, ai që ka arritur të jetë vendimtar për parisienët duke realizuar golin e fitores në minutën e 70 të takimit. Ylli brazilian mori një pasim perfekt nga Mbape, duke e çuar topin në rrjetë me portën e boshatisur.

Ndërkohë, kjo fitore e ngjit PSG-në momentalisht në vendin e dytë në klasifikim me vetëm një pikë më pak se Nanta e vendi të parë. nga stoli, e ka ndjekur këtë ndeshje argjentinasi Mauro Ikardi, për të cilin nuk ka pasur minuta. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Bordo – PSG 0-1
Shënues: 70′ Nejmar