VIDEO/ Përfundon efekti i Nejmar, Brazili mposhtet në miqësore nga Peruja

Brazili është mposhtur në ndeshjen e fundit miqësore nga Peruja me rezultatin 0-1. Nëse në miqësoren e kaluar ishte Nejmar ai që mori vëmendjen me një gol dhe asist në rikthimin e tij pas dëmtimit dhe zërave të merkatos, këtë herë sulmuesi ishte ulur në stol.

Sa i përket ndeshjes, pesë herë kampionët e botës ishin më dominant në fushë, megjithatë në pjesën e parë nuk arritën të zhbllokonin shifrat. Ndërkohë, në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Tite hodhi në fushë artilerinë e rëndë me Nejmar, Vinicius Xhunior dhe fantazistin e Milanit, Paketa.

Megjithatë, ylli i Brazilit nuk mundi të bënte diferencën dhe të udhëhiqte ekipin drejt triumfit. Madje, ndodhi e kundërta teksa pesë minuta para fundit të ndeshjes, Brazili u ndëshkua nga një goditje me kokë e Abraham. Koha për rikuperim ishte e shkurtër dhe ‘Seleçao’ pësoi disfatë në këtë miqësore. /Egi Çabeli-VipSport.al/