VIDEO/ Pas aksidentit ku humbi jetën një pilot javën e kaluar, bota e Formula 3 frikësohet sërish

Javën e kaluar bota e garave Formula pësoi një humbje të rëndë, teksa në garat e Formula dy një pilot humbi jetën. Aksidenti ndodhi javën e kaluar në pistën e Spa-Francorchamps, teksa Antoni Hubert u përplas fuqimisht me pilotin Manuel Korrea.

Nëse Hubert nuk ia doli dhe ndërroi jetë, Korrea është ende duke luftuar për jetën, teksa është në koma në gjendje kritike. Këtë fundjavë kanë nisur provat për Çmimin e Madh të Italisë, në Monza. Një nga pistat më tradicionale të këtyre garave, megjithatë ditën e sotme, frika ka pushtuar sërish këtë sport.

Këtë herë bëhet fjalë për Formula 3, teksa piloti Aleksandër Peron, pasi gaboi trajektoren në kthesë, humbi kontrollin me makinën që fluturoi në ajër pasi doli jashtë piste. Pamje të frikshme, megjithatë fatmirësisht piloti nuk ka pësuar asnjë dëmtim, edhe pse u shoqërua për në spital për një kontroll të detajuar. /Egi Çabeli-VipSport.al/