VIDEO / Nuk arriti as në Champions, ekipi i dështimit të Realit kryeson La Liga

Në vitin kur pritej rikthimi i Realit, konfirmimi i Barcelonës apo shpërthimi i Atletikos, një ekip surprizë ka bërë më mirë se të tre këto skuadra në katër javët e para duke marrë kryesimin e La Liga. Sevilja, një skuadër e cila zhgënjeu në edicionin e kaluar duke mos arritur të kualifikohej në Ligën e Kampioneve, e sheh veten e vetme në kreun e klasifikimit të kampionatit spanjoll pas katër javëve të para.

Ekipi i drejtuar nga Julen Lopetegui, ish-trajneri i Spanjës dhe Real Madrid, ka marrë sot një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Deportivo Alavesh, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, me 3 suksese e një barazim që e renditin me pikë më shumë se Atletiko, Real, Bilbao e Barcelona, të gjitha skuadra që kanë pasur ndalesa të rëndësishme rrugës.

Goli i dytë në katër ndeshje i Xhoan Xhordan, mjaftoi në takimin e sotëm për të siguruar tre pikët në një fushë të komplikuar. Tani të gjithë presin të shohin se si do të reagojë kjo skuadër kur të vijë koha të përballet me rivalët e titullit, pasi nën Lopeteguin, është kthyer në një prej ekipeve më cinike të futbollit spanjoll. /vipsport.al/