VIDEO / Loris Karius nuk zë mend, tjetër gafë e pafalshme me Beshiktash

“Aftësia” e Loris Karius për të bërë gafa në arenën ndërkombëtare është mbresëlënëse dhe përsëritet vazhdimisht edhe me fanellën e Beshiktashit, me të cilin luan prej më shumë se një viti.

Pas gafave në finalen e Ligës ë Kampioneve me Liverpulin kundër Real Madrid, Karius u largua drejt Turqisë ku u huazua te klubi në fjalë dhe është titullar i paprekshëm në radhët e këtij ekipi edhe pse shpesh dhuron gafa të jashtëzakonshme.

Një e tillë ishte edhe sot, në duelin e klubit turk ndaj Slovan Bratislavës. Një dalje aspak e studiuar e portierit gjerman i dhuroi topin sulmuesit kundërshtar, i cili nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në portën e boshatisur për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e për të vështirësuar ndeshjen e Beshiktashit. /vipsport.al/