VIDEO/ Kuqezinjtë zbresin në fushë, nxehmjen e nisin me “Eye of the Tiger”

Kombëtarja kuqezi do të luajë në “Elbasan Arena” një tjetër ndeshje të rëndësishme për sa i përket rrugëtimit për në Euro 2020, aty ku përballë do të ketë skuadrën e Islandës. Qyteti i Elbasanit ka nisur të mbushet pak nga pak dhe në stadium, pritet të jetë një numër i konsiderueshëm tifozësh.

20:05
Dalin skuadrat në nxehmje me këngën “Eye of the Tiger” në sfond, një këngë kjo motivuese për kuqezinjtë në këtë takim të rëndësishëm dhe me brohoritjet e tifozerisë.

19:50
Dalin në nxehmje portierët e Islandës dhe më pas të Kombëtares kuqezi aty ku fillimisht ka dalë Strakosha i ndjekur nga Hoxha dhe nga Selmani.

19:45
Dy skuadrat Përfaqësuese kanë mbërritur në stadiumin “Elbasan Arena” dhe menjëherë kanë dalë në fushë për t’u njohur me ambientin.

18:55
Megjithëse pak ditë më parë u shkatërrua nga Franca me rezultatin 4-1, kuqezinjtë do të kenë sot mbështetjen e kuqezinjve dhe natyrisht, duhet të shpërblejnë besimin e dhënë. Si në rrugët e qytetit, ashtu edhe në bazën e Tifozave Kuq e Zi, numri i tifozëve është i konsiderueshëm.

Deri në fillimin e ndeshjes, pritet që të ketë edhe më shumë tifozë në këtë ndeshje që mund të mbyllë përfundimisht rrugëtimin e kuqezinjve në rast të një rezultati negativ. /Erjon Allaraj-VipSport.al/