VIDEO/ Kukësi fiton thellë në miqësore, debutime dhe emra të rinj për verilindorët

Kukësi ka zhvilluar pasditen e sotme një ndeshje miqësore me skuadrën e Football Republic U19. Verilindorët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 4-0, në një ndeshje ku Duro ka bërë disa eksperimente në formacion si edhe ka pasur debutime dhe emra të rinj.

Golin e parë e ka shënuar Marko Van Basten Çema, ndërkohë që më pas ka qenë Turad Kamara ai që ka shënuar një dygolësh. Sakaq, një tjetër gol për Kukësin e ka shënuar Erhun Obanor me anë të një penalltie duke gjetur golin e parë me fanellën e Kukësit.

Titullar këtë takim e ka nisur për herë të parë Abazaj që iu bashkua me Kukësin këtë merkato. Sakaq, debutim ishte edhe për Fluturim Domin që e nisi nga minuta e parë, ndërkohë që edhe i riu Arens Mateli ka luajtur për herë të parë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Kukësi-Football Republic 4-0