VIDEO/ Interi mbetet skuadra e vetme perfekte, e nderon disfata e Torinos në shtëpi

Torino ka pësuar humbjen e parë në kampionatin italian, duke u mundur në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Leçe. Padyshim, kjo ishte një humbje surprizë e Torinos që luante përballë një skuadre të ngjitur në Serinë A vetëm këtë sezon, e për më tepër që ndeshja luhej në shtëpi.

Në minutën e 35, ishte Farias ai që kaloi skuadrën e Leçes në avantazh ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan golat e tjerë. Beloti shndërroi në gol një penallti ndërkohë që Manosku realizoi edhe golin e fitores për Leçen duke tronditur skuadrën e Torinos.

Me këtë humbje, Interi mbetet i vetëm në krye të klasifikimit me 3 fitore në 3 ndeshjet e para, ndërsa Torino mbetet në vendin e gjashtë. Skuadra italiane do të rikthehen sërish në fushë në fundjavë, ndërkohë që nesër luhen ndeshjet e para të Championsit. /VipSport.al/