VIDEO / I mungonte i gjithë sulmi, PSG mund pastër Real Madrid

Real Madrid ka dhuruar një nga paraqitjet më zhgënjyese të tij në vitet e fundit në Ligën e Kampioneve dhe me të drejtë është mundur 3-0 në fushën e PSG-së të cilës i mugnonte i gjithë sulmi titullar. Nejmar për dënim e Mbape me Kavanin për dëmtim, ishin në tribunë, por kjo nuk ndaloi parisienët të masakronin skuadrën e Zidan.

Di Maria ishte ai që vuri gjithçka në lëvizje dhe që në pjesën e parë të ndeshjes diktoi ritmin dhe fatin e sfidës me golat e tij. Argjentinasi ndëshkoi ish-ekipin me dy gjuajtje të pakapshme për Kurtua, ndërsa Reali nuk arriti të reagonte siç pritej me Kejlor Navas që ishte thuajse gjatë gjithë kohës një spektator në fushë.

Në fund, goli i Munie i vendosi vulën kësaj sfide e cila tregoi se projekti i Zidan, pavarësisht mungesave që kishte sot, ka ende shumë punë për t’u finalizuar dhe se Reali aktual është vetëm një hije e skuadrës që dominoi për tre vite radhazi në Europë.

NDESHJA

PSG-Real Madrid 3-0
14′ , 33′ Di Maria, 90’+1′ Munie