VIDEO/ Gafa e UEFA-s me autorin e golit, bëhen lëmsh me futbollistin shqiptar në Youth League

Përkrah Ligës së Kampionëve për ekipet e mëdha, në Europë luhen edhe ndeshjet e Championsit për skuadrat e të rinjve, e njohur si “UEFA Youth League”. Në fushë, ditën e djeshme ka zbritur Dinamo Zagrebi U19 që luajti përballë Atalantës U19.

Kroatët arritën të fitonin me rezultatin 1-0 dhe autor i golit sipas UEFA-s, ishte shkodrani Arif Amuli. Në fakt, ky është një gabim nga UEFA duke qenë se goli është shënuar nga Bernard Karrica, sulmuesi i skuadrës së të rinjve të Shqipërisë.

Amuli, në fakt nuk ka lidhje me kampionatin kroat duke qenë se ai aktivizohet në Shqipëri me skuadrën e të rinjve. Ai aktivizohet me Akademinë AAS dhe në fundjavë ishte në fushë në një ndeshje kundër Tiranës. Ndërkohë, Karrica luan si sulmues i majtë në pozicion natyral por mund të luajë edhe si i djathtë dhe mesfushor ofensiv. /Erjon Allaraj-VipSport.al/