VIDEO/ Festimi më i veçantë në Superiore, Kallaku kundërshton shokët dhe kënaq… tifozerinë

Teuta arriti të merrte një fitore mjaft të rëndësishme, duke mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Kukësin. I aktivizuar nga stoli, vendimtar ishte Sherif Kallaku i cili arriti të konvertonte në gol një penallti të fituar nga Hoxha kur takimi po i afrohej fundit.

Kapiteni i Shpresave ka pasur një dedikim shumë të veçantë për golin dhe ka hequr fanellën për t’ia dhuruar tifozerisë. Fillimisht, ai është ndalur nga shokët e skuadrës të cilët në zonë, nuk kanë preferuar që Kallaku të heqë fanellën ndërkohë që Kallaku e ka çuar deri në fund festën.

Ai i ka dhënë fanellën një tifozi dhe më pas ka shkuar drejt pankinës për të marrë një fanellë tjetër teksa është ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Në prononcim pas ndeshjes, Kallaku e kishte edhe arsyetimin për kartonin ku u shpreh: “Unë nuk e kam problem. Jam futbollist i qetë në fushë dhe nuk e kam pasur problem deri më tani marrjen e kartonëve”, u shpreh Kallaku. /Erjon Allaraj-VipSport.al/