VIDEO/ Çekiçi kthehet sërish në protagonist, ndihmon skuadrën për të kapur kreun

Endri Çekiçi vazhdon të jetë një nga futbollistët më në formë të Kombëtares duke shënuar, asistuar apo edhe fituar penallti në kampionatin slloven. Pikërisht këtë të fundit, Çekiçi e ka bërë edhe ndeshjen e sotme me skuadrën e tij, në barazimin 2-2 të Olimpija Lubjanës ndaj Celjes.

Fillimisht, Menalo ka kaluar skuadrën e tij në avantazh ndërkohë që në pjesën e dytë kanë shënuar edhe golin e dytë. Ka qenë Çekiçi ai që ka hyrë në zonë duke lëvizur mirë me topin dhe duke detyruar kundërshtarin që të shkaktojë një penallti, e cila u kthye gol nga Vukushiç.

Ndërkohë, Celje ka ditur të reagojë mirë duke shënuar golin e parë në minutën e 58 dhe pak minuta më vonë, ka qenë radha e Vizinger për të shënuar edhe golin e dytë duke barazuar rezultatin. Me këtë pikë të marrë, Olimpija kap kreun e klasifikimit me 18 pikë, aq sa ka edhe Aluminij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/