VIDEO/ Berisha mund Strakoshën dhe “VAR”-in me përmbysje, Dermaku mbetet sërish në stol

Janë luajtur sot disa nga ndeshjet e javës së tretë të kampionatit italian, aty ku spikat humbja e Lacios përballë SPAL-it, aty ku Berisha dhe Strakosha e nisën takimin si titullarë. Ishte pikërisht Berisha, ai që pësoi golin e parë nga Imobile pas një penalltie të akorduar me “VAR”.

Ndërkohë, skuadra e SPAL nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë arriti të shënonte golin e barazimit pas një sigurie të mbrojtësve vendas që nuk arritën të largonin duke bërë një rrëmujë në zonë. Kur dukej se gjithçka po përfundonte barazim, SPAL-i ka realizuar edhe golin e dytë aty ku Strakosha është gënjyer nga një goditje e bllokuar dhe më pas, ka ardhur goli me portën e boshatisur.

Ndërkohë, Parma e Dermakut është mundur në shtëpi nga Kaljari me rezultatin 1-3, ndeshje të në cilën mbrojtësi shqiptar qëndroi në stol duke mos u aktivizuar asnjë minutë. Fitore të “çmendur” ka marrë edhe Bolonja me përmbysje ndaj Breshias, ku pavarësisht se e shihte veten në disavantazh 3-1, ka fituar 3-4. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

U luajtën:

SPAL-Lacio 2-1
Shënues: 63’Petanja, 90+2’Kurtiç/ 17’(p)Imobile

Breshia-Bolonja 3-4
Shënues: 10’,19’Donaruma, 42’Kistana/ 36’Bani, 56’Palasio, 60’Densuil, 80’Orsolini

Parma-Kaljari 1-3
Shënues: 58’Barilla/ 23’,39’Çepiteli, 77’Simeone