VIDEO / Atletiko dhe Juve e mbyllin me dramë, grupin e kryesojnë rusët (VIDEO)

Emocione deri në vërshëllimën përfundimtare. Kjo është ajo që ka dhuruar supersfida e Grupit D e cila ka parë Altetiko Madrid dhe Juventus që të mbyllnin duelin mes tyre me barazimin 2-2.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, me raste nga të dy ekipet por që pa më afër Juventusin me fitoren, të cilën e dorëzoi në minutën e fundit të ndeshjes duke u “kënaqur” me një pikë.

Pas një pjese të parë ku i bëri rezistencë mjaft mirë tentativave të Atletikos, në fillimin e të dytës Juventusi gjeti avantazhin me kryeveprën e Kuadrados. Pak minuta më vonë, erdhi edhe goli i dytë, i shënuar nga Matuidi që la të mendohej se bardhezinjtë do të largoheshin me pikë të plota nga Spanja.

Por Saviç hapi duelin kur mbeteshin 20 minuat deri në fundin e tij dhe më pas Atletiko provoi me çdo mënyrë të shënnote, duke arritur ta bënte realitet në minutën e fundit me Herrera, për të barazuar këtë duel.

Skuadrat ndanë nga një pikë dhe tashmë e shohin veten në ndjekje të Lokomotiv Moskës, që ka bërë çudinë sot duke fituar 2-1 në fushën e Bajer Leverkusen.

NDESHJET
Atletiko Madrid-Juventus 2-2
70′ Savic, 90′ Herrera / 48′ Kuadrado, 65′ Matuidi

Bajer Leverkusen-Lokomotiv Moskë 1-2
25′ (ag) Hovedes / 16′ Krycoviak, 37′ Borinov