VIDEO / As Mesi e Fati bashkë nuk bëjnë punë, Granada mund Barcelonën dhe kryeson La Liga

Nuk kanë fund çuditë në futbollin spanjoll në këtë vit, ku ekipet tradicionale që dominonin si Barcelona, Real Madrid dhe Atletiko Madrid, po regjistrojnë rezultate të çuditshme njëri pas tjetrit. Sot, ka ardhur ai i radhës, me Barcelonën që është mposhtur në mënyrë të papritur 2-0 nga Granada.

Azez shënoi golin e avantazhit në mënyrë të papritur që në minutën e dytë të duelit për Granadan duke detyruar katalanasit që të viheshin në ndjekje në vijimin e takimit. Por askush nuk ia doli që të gjente rrjetën dhe Valverde u detyrua të hidhte në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë edhe dyshen Mesi-Fati, duke tentuar që të kthente sfidën.

Por kur pritej goli i katalanasve, erdhi i dyti i vendasve me penalltinë e Vadijo në minutën e 66 të duelit, duke mbyllur takimin me shifrat 2-0. Një nga fillimet më të dobëta në histornë e Barcelonës në La Liga, por edhe një fillim i shkëlqyer i Granadas e cila e sheh veten në vendin e parë në klasifikimin e kampioantit. /vipsport.al/