Vetëm një mungesë në Korçë, Shkëmbi sot kërkon të rikthehet te fitorja

Teuta është nisur që dje drejt qytetit të Korçës, aty ku sot në orën 16:00 do të luajë me vendasit e Skënderbeut. Durrsakët në këtë sfidë do të jenë më të plotë se në takimet e tjera, e madje trajneri Blendi Shkëmbi do të ketë mundësinë që të hedhë në fushën e lojës 11-shen më të mirë.

M mungesa e vetme do të jetë ajo e Fabjo Beqajt që nuk është rikuperuar, ndërsa Çyrbja e Kallaku tashmë janë gati për të dhënë më të mirën e tyre në transfertën korçare.

Durrsakët kanë dy javë që u mungon fitorja, ndaj edhe në sfidën e sotme në Korçë ata do të synojnë që të mos dalin pa pikët e plota, aq më tepër që edhe synimet këtë sezon, nisure dhe nga merkato janë madhore.

E.S./Vippsort.al/