Venger refuzon ofertën për post në FIFA, kërkon të rikthehet edhe një herë në stol

Arsen Venger vazhdon të shijojë pushimet duke qenë se që nga koha kur u largua nga Arsenali, ende nuk ka gjetur një punë të re. Për teknikun francez nuk kanë munguar ofertat megjithatë, ai po pret si duket momentin e duhur për t’u rikthyer sërish në skenë.

Së fundmi, Venger ka marrë edhe një ofertë nga FIFA për një post në ekzekutiv dhe post menaxheria, megjithatë francezi e ka refuzuar diçka të tillë. Gjithmonë ai ka shprehur dëshirën që të rikthehet sërish si trajner dhe duket se është ende në pritje.

“Mirror” raporton se Venger po pret një ofertë nga një klub por ende nuk i është publikuar emrin, ose mund të provojë një ekip Kombëtar me të cilin mund të marrë pjesë në Botërorin e Katarit në vitin 2022. /Erjon Allaraj-VipSport.al/