Vazhdon rekordi i Kosovës, askush si “Dardanët” prej 15 ndeshjesh

Fitorja e sotme e Kosovës ndaj Republikës Çeke jo vetëm ka konfirmuar skuadrën e drejtuar nga Bernard Shaland si pretendente për kualifikimin në Euro 2020, por edhe vazhdon një ecuri mbresëlënëse të kësaj përfaqësueseje nën drejtimin e teknikut zviceran i cili nuk njeh ende shijen e humbjes.

Që nga tetori i vitit 2017 e deri më sot, Kosova ka regjistruar 15 ndeshje pa humbje radhazi, si askush ën kontinent, e shkëputur nga të gjithë ndjekësit e saj në arenën ndërkombëtare. Një seri e cila bëhet shumë e veçantë pasi në të regjistrohen vetëm 6 barazime ndërsa numri i fitoreve është 9.

Të pakta janë skuadrat të cilët mund t’u afrohen këtyre shifrave në kontinentin tonë. Pas Kosovës në listë janë Portugalia dhe Danimarka që kanë nga 10 rezultate pozitive radhazi, pastaj më tej në listë janë Spanja dhe Belgjika me nga 5 ndeshje të tilla. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan