Vata: Kombëtares i duhet motivim për të fituar, tifozët janë frymëmarrja dhe identiteti ynë

Rudi Vata mendon se Kombëtarja po kalon një moment negativ dhe se në këto çaste ka nevojë për tifozët. Ish-futbollisti është shprehur për Rtsh se pa tifozerinë do të jetë e vështirë për skuadrën të motivohet.

“Shpresoj me një rezultat pozitiv dhe besoj se mund ta marrim nëse jemi të ekstramotivuar dhe në gjende psikologjike shumë më të mirë se sa ishim në Francë. Skuadra jonë kombëtare po kalon moment të vështirë dhe tifozi ynë është i dobishëm. Nuk ka jetë pa tifoz dhe uroj të kthehet pasi e kemi frymëmarrje dhe identitet. Pa ato ngjyra nuk mund të motivohemi dhe do të jetë e vështirë.

Tifozët janë larguar sepse nuk i ka kënaqur kombëtarja. Është tifozeria specifike në llojin e saj dhe nuk rrinë afër në ditë të vështira. Tifozeria shqiptare motivohet kur kundërshtari është interesant dhe ka vlera në paraqitje. Skuadra islandeze nuk i jep kënaqësi”, tha Vata.