U mundën në ndeshjen e parë, Besa merr ish-portierin e Tiranës dhe Dinamos

Besa  e humbi ndeshjen e parë në transfertë me Orikun. Kavajasit në sfidën e parë u shfaqën larg pritshmërive, e megjithatë në merkato kanë afruar lojtarë cilësorë.

Pasi u largua Fetsim Miraka, te Besa prisnin që të merrnin Marjo Dajsinanin, por duket e në Kavajë e kanë bërë zgjedhjen. Pak para ndeshjes me Orikun në transfertë, në Kavajë kanë zyrtarizuar afrimin e portierit që ka qenë pjesë e skuadrave të Tiranës, dhe Dinamos, por edhe Kastriotit, Princi Çali.

Ky i fundit ka luajtur në Qipro në sezonin e shkuar, ndërsa tashmë, me shumë eksperiencë ka zgjedhur sërish të rikthehet në Shqipëri për të vijuar karrierën.

E.S./Vipsport.al/