Trukimet/ Media austriake përmend presidentin e Skënderbeut

Futbolli shqiptar mori një goditje të madhe pak kohë më parë, duke qenë se Skënderbeu u dënua rëndë nga UEFA dhe u përjashtua për 10 vite nga Kupat e Europës. Megjithëse në Korçë pretendojnë se janë të pafajshëm, edhe KAS-i e hodhi poshtë pretendimin e tyre dhe tani emri i Skënderbeut po përmendet edhe në Austri.

Ish-futbollisti i Austrisë, Sanel Kuljiç u dënua me 5 vite burg por tani e ka përfunduar dënimin e tij dhe ka telefonuar gazetën austriake “Krone” për të rrëfyer të gjithë historitë në lidhje me trukimet, ku edhe ka përmendur emrin e Skënderbeut dhe presidentin e klubit korçar.

Shkrimi në gazetën austriake:

“Keni kohë për një kafe? Do të doja të bisedoja me ju”, kjo ishte një nga telefonata, mes shumë të tjerave në redaksinë e gazetës vetëm se bashkëbiseduesi në këtë rast ngjall interes për gazetarët. Sanel Kuljiç nuk është i panjohur dhe natyrisht nuk është bosh. Ai ka mbrojtur fanellën e Austrisë, por në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në futbollin austriak. Ai u akuzua për mashtrime serioze dhe zhvatje e kërcënime e në funt ë hetimit, u dënua me 5 vite burg.

E takojmë në “Cafe Pascuçi” te qendra tregtare “Doblinger Q19”. Kuljiç duket më i vjetër se 41 vjeç, flet për jetën e tij që nga lirimi i parakohshëm nga burgu për sjellje të mirë në  maj të vitit 2017. Ai jeton në një apartament në periferi të Vjenës dhe kërko0n punë në AMS e njëkohësisht pret fëmijën e dytë në nëntor.

E nis kështu rrëfimin e tij: Ishte gjithçka shumë e qetë, shumë harmonike derisa… kisha frikë për jetën time pasi më përndjekin hijet e së shkuarës. U përpoqën të më kontaktojnë përmes një të burgosuri, ushtruan presion ndaj meje dhe realisht jam shumë i shqetësuar.

Kuljiç e ka llafin për njerëzit që nuk u thirrën kurë për të dhënë llogari në skandalin më të madh: Shqiptarët. Presidenti i Klubit profesional, “Skënderbeu” i cili është pezulluar për 10 vjet nga UEFA për trukim ndeshjesh dhe CEO i një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri që reklamon në faqen e saj pijen më të famshme energjike austriake. Emrat janë të njohur për “Kronen Zeitung”, por Kuljiç garanton me hetim noterial vërtetësinë e deklaratës së tij.

Këta janë zotërinjtë që japin para për futbollistët e përfshirë në trukim. Kjo rrugë ishte atëherë dhe asgjë nuk është ndryshe sot. “Sot? Po, ndeshjet po trukohen edhe sot në Austri në nivelin më të lartë të kampionatit”. Kuljiç ka dy futbollistë nga sezoni i shkuar, pjesë e Matersburg më 0-6 ndaj ËAC dhe 1-3 ndaj LASK. “Por, ka edhe më shumë”.

Ai vetë nuk do të ketë asgjë me to dhe se do të shkruajë një libër me të gjithë të vërtetën. “Dua të kthehem nga publiku tani, sepse këto hapa më bëjnë më shumë të mbrojtur sesa të pres më gjatë hetimet e pafrytshme të policisë.

Zyra Federale e Policisë Kriminale e di këtë çështje. Gjithashtu Severin Moritzer, drejtori i “Fair Play”, (nis për ruajtjen e ndeshjeve pa trukime), është kontaktuar nga Kuljiç disa kohë më parë. ai nuk ishte i interesuar, gjithsesi, koha do të tregojë të vërtetën”, shkruan gazeta austriake “KRONE”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

*Shkrimi është përkthyer nga gazeta “Krone”, ashtu siç vetë gazeta e ka raportuar këtë lajm