Tre ndeshje nën drejtimin e Rejas, ja dy futbollistët e besuar të teknikut italian

Ditën e sotme Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020. Kuqezinjtë do të presin në orën 20:45 ekipin e Islandës, ndërsa do të mundohen të lejnë pas zhgënjimin e para tre ditëve nga Franca.

Ndërkohë, kjo do të jetë ndeshja e katërt nën drejtimin e teknikut italian Edi Reja, i cili ka regjistruar dy humbje dhe një fitore. Ndërkohë, në këto tre ndeshje të para, tekniku i ka ndryshuar shpeshherë emrat në formacion, por dy janë futbollistët të cilët kanë startuar gjithnjë nga 73-vjeçari. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit, Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli.

Shkodrani i cili aktivizohet te Napoli mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve, duke llogaritur edhe eksperiencën e tij mbi supe. Ndërkohë që, në ndeshjen e sotme do të marrë shiritin e kapitenit. Ndërsa, Ismajli, i cili aktivizohet te Hajduku i Splitit gjithashtu është një garanci dhe në ndeshjet e fundit pavarësisht formës jo të mirë të repartit të prapavijës, ia ka dalë të tregojë vlerat.  /Egi Çabeli-VipSport.al/