Tre futbollistë të Skënderbeut largohen dhe firmosin në Kategorinë e Parë

Skënderbeu kishte një organikë të mbipopulluar gjatë fazës përgatitore, por edhe në javët e para edhe për shkak se përgatitjet nisën me vonesë. Për t’iu dhënë mundësinë të gjithë atyre lojtarëve që ishin dëshirë të provoheshin, trajneri Ilir Daja afroi edhe futbollistë që kanë luajtur si të huazuar në ekipet e Qarkut të Korçës, në Kategorinë e Parë dhe të Dytë.

Por, edhe nga skuadra U-19 që në Superiore ka qenë në nivele të larta dhe ka shërbyer me talente në ekipin e parë, ku Jorgo Pëllumbi tashmë është titullarë dhe pjesë e Shpresave U-21.

Por, korçarët kanë huazuar tre futbollistë dhe bëhet fjalë për sulmuesit Paolo Ivani si dhe Flavio Demollari, por edhe mbrojtësin e ri, shtatlartin Bruno Isufi.

Të tre korçarët që kanë dalë nga moshat e bardhekuqve, do të jenë pjesë e skuadrës së Devollit në Kategorinë e Parë, ku natyrisht do t’i japin “një dorë” fqinjëve, por edhe do të fitojnë më shumë eksperiencë në aspektin personal.

E.S./Vipssport.al/