Trashi: Jemi nervozë këtë sezon, duhet kujdes në ndeshjet e tjera pasi kemi shumë ndryshime

Partizani arriti të fitonte ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-0. Në një prononcim për “supersport”, Trashi u shpreh se skuadra është e tensionuar këtë sezon ndryshe nga sezoni i shkuar që shquhej për qetësi.

“E nisëm ndeshje mirë dhe kaluam në avantazh e menduam se do të shkonte mirë por kartoni i kuq prishi ekuilibrat dhe na vunë në vështirësi. Pozicioni në të djathtë ishte një moment që krosova kornen dhe u ndërruam me Malën e vazhduam për disa minuta ashtu, deri sa shkuam në pozicionet natyrale.

Pas ndeshjes ne mblidhemi dhe diskutojmë për rastet dhe episodet e rastet e pakta që krijojmë. Solomon shfrytëzoi një rast të mirë dhe nga ai moment nuk kemi qenë të rrezikshëm. Për këtë duhet të vrasim mendjen dhe të jemi më të qetë pasi jemi nervozë dhe nuk shprehemi dot.

Unë personalisht ndihem mirë me dy skemat, kurse me 3-5-2 luaj më para dhe aty më pëlqen por ka edhe anë negative ku duhet të bësh linjën e majtë komplet. Unë përshtatem kurse dikush tjetër ndoshta nuk përshtatet.

Vitin e kaluar jemi shquar për qetësi por këtë vit pësuam humbje kundër Kukësit dhe u vumë në tension. Gjysma e ekipit është ndryshuar dhe është normale të ndodhin këto gjëra në ekip. Duhet kujdes në ndeshjet e tjera.

Krahu i djathtë? Nuk e mendoj të kaloj andej, më sheh për krahun e majtë”, tha Trashi. /Vipsport.al/