Trajneri i Vllaznisë për femra nuk e humbet besimin: Pa fat, në Danimarkë nuk shkojmë të dorëzuar

Vllaznia e femrave u mund minimalisht nga Fotuna në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-1, aty ku ndeshjen e vendosi një penallti në pjesën e dytë të takimit. Vllaznia kishte mundësi për të barazuar por nuk arriti, ndërkohë që në një prononcim për “RTSH Sport”, trajneri i skuadrës shkodrane Nikolin Leka u shpreh se i penalizoi mungesa e fatit, ndërkohë që ka besim për ndeshjen e kthimit.

“Ne e përgatitëm ndeshjen por e dinim kundërshtarin që kishim përballë. Fati nuk ishte me ne pasi nga një penallti pësuam por nuk ke çfarë i bën fatit. Kishim mundësi por duhet pranuar fati. Nuk jemi të dorëzuar por me rezultatin 1-1 është më ndryshe. Kur nuk shënon pëson dhe kemi këtë fat të keq këtë radhë.

Duke parë kundërshtarin përballë dhe humbjen, është e vështirë por nuk dorëzohemi. Do të shohim pikat e dobëta dhe mendojmë ndryshe. Nuk shkojmë të dorëzuar dhe ia lëmë fushës së lojës. Duhet të kishim sot më shumë besim por emocionet janë pasi është hera e parë që luajmë këtu. Kjo na pengoi pasi duhej mbajtur më shumë topi në këmbë”, tha Leka. /Erjon Allaraj-VipSport.al/