Trajneri i njohur në Superligën e Kosovës largohet pasi zuri vendin e Mirel Josës

Trajneri i njohur në Kosovë, Bylbyl Sokoli që zuri vendin e Mirel Josës në radhët e skuadrës së Prishtinës ka dhënë dorëheqjen dhe siç e ka bërë të ditur vetë ai, por edhe klubi i njohur kryeqytetas janë arsyet shëndetësore ato që e detyruan që të merrte një vendim të tillë!

Prishtina edhe këtë sezon synon që të jetë në garën për titull, por lëvizjet e shpeshta të trajnerëve mund të ndikojnë në mosrealizimin e synimit madhor që e ka klubi.

Siç bën me ditur në faqen zyrtare klubi prishtinas, pritet që trajner të jetë një nga lojtarët e klubit dhe pikërisht ish-mbrojtësi i kuqezinjve, Armend Dallku, që sezonin e shkuar ka qenë pjesë e skuadrës së Prishtinës.

Ja edhe publikimi në faqen zyrtare të klubit kosovar pak minuta më parë në lidhje me ndryshimet në staf.

E.S./Vipsport.al/