Trajneri i Islandës: Nuk ishim mjaftueshëm të mirë, goli i katërt vulosi ndeshjen

Trajneri i Islandës Erik Hamren, në deklaratën pas ndeshjes është shprehur se ekipi i tij nuk ishte mjaftueshëm i mirë ndërsa ishte i zhgënjuer me paraqitjen në pjesën e parë. Sakaq, Hamren shtoi se goli i katërt e vulosi takimin, por theksoi se të tijtë nuk luajtën si skuadër.

“ Fillimisht jam i zhgënjyer me mënyrën si e ndëtuam lojën. Ishim shumë dobët në pjesën e parë dhe në pushim isha i nxehur. Në pjesën e dytë ndryshuam dhe ishim shumë më mirë, duke arritur ta barazonim dy herë ndeshjen. Luajtëm mirë pas këtij momenti por ishim të pafat me Shqipërinë.

Më pas loja u hap shumë dhe goli i katërt përfundoi gjithçka. Shpresoja për më shumë, jam i kënaqur me pjesën e dytë, por nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Nuk funksionuam si skuadër”, u shpreh Hamren.

/Egi Çabeli-VipSport.al/