Trajneri i Islandës i jep “recetën” e kualifikimit Shqipërisë: I zhgënjyer nga skuadra ime

Fitorja që Shqipëria mori ndaj Islandës në “Elbasan Arena”, rihapi edhe një herë garën për skuadrat që do të kualifikohen për në Europian. Pas ndeshjes, trajneri i Islandës, Erik Hamren i është përgjigjur pyetjeve të “VipSport.al”, duke u shprehur se Shqipëria ka shanse për kualifikim, por kuqezinjtë duhet të besojnë deri në fund. Ai shtoi se ka mbetur i zhgënjyer nga skuadra e tij.

“E prisnit një paraqitje të tille nga Shqipëria? Ka ndryshime kur luan në shtëpi dhe jashtë, por ishte I njëjti organizim lojë e mënyrë si sulmonin e mbronin. I japim meritë atyre padyshim, por jam me të vërtetë i zhgënjyer nga pjesa jonë e parë, ishim shumë keq sipas mendimit tim, nuk po luanim si skuadër, siç duhej”.

loja ishte shumë më e hapur sesa mendohej, 4-2 nuk e priste askush si rezultat…
“Ishte e hapur se kishim shumë raste edhe ne edhe ata, mendoj se ne kishim më shumë mundësi para porte. Por shumë gjëra të vogla ndryshuan ndeshjen dhe goli i 3-2 ndryshoi ndeshjen plotësisht pasi deri atëherë të dy palët kishim mundësi , kur ishte 2-2 ishte e hapur. Mendoj se dhe standardi i fushës e bëri ndeshjen kaq të hapur pasi ishin dy skuadra të lodhura, me lojtarë të lodhur, duke vrapuar në një fushë të butë. Është një nga arsyet, lagështia”.

Si i shihni shanset për kualifikimin tuaj dhe të Shqipërisë?
“Sigurisht është grup i hapur, por nëse sheh pikët, Franca dhe Turqia kanë shanset më të mira për momentin. Ne kemi shanse për t’ia dalë, kemi gjithçka në duart tona, edhe Shqipëria gjithashtu ka shanse por ata duhet të besojnë se mund të arrijnë një seri rezultatesh të mira gjithashtu”, tha Hamren. /VipSport.al/