Tragjike/ Atentat me armë në Amsterdam, vritet mbrojtësi holandez

Vetëm pak orë pasi futbolli holandez u trondit nga vdekja e futbollistit Fernando Riksen, një tjetër lajm i rëndë ka goditur Holandën. Gjatë orëve të natës, është sulmuar me armë mbrojtësi 32-vjeçar, Kelvin Majnard i cili ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Gjithçka ka ndodhur në Amsterdam, kur futbollisti po ecte me makinën e tij dhe në krah, i ka ardhur një motor i zi te i cili kishte dy persona që ende nuk janë identifikuar. Nga motori, ka ardhur edhe sulmi me armë karshi futbollistit i cili është plagosur fillimisht rëndë.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar pak minuta më vonë dhe e kanë shoqëruar futbollistin për ndihmën e shpejtë, megjithatë plagët e marra kanë rezultuar fatale. Në karrierën e tij, ai ka luajtur me skuadra si Emern, Burton e së fundmi me Kuik Bojs. /Erjon Allaraj-VipSport.al/