Tragjedi në Sarandë/ Përfundoi garën e notit në Maratonë, ndërron jetë garuesi lezhjan

Në qytetin e Sarandës po zhvillohet Maratona Kombëtare e Notit, ku marrin pjesë garues nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Kur gjithçka po shkonte mirë, kjo Maratonë ka marrë një goditje të rëndë, duke qenë se një garues ka ndërruar jetë tragjikisht.

72-vjeçari nga Lezha, Mark Ademi kishte përfunduar me sukses garën e 500 metrave dhe në momentin që ka dalë në breg, ka ndjerë shqetësime dhe nuk ka qenë në gjendje të mirë. Në ndihmë i kanë ardhur forcat e ndihmës së shpejtë dhe ambulanca, por nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Në Maratonën Ndërkombëtare të Notit, mund të marrin pjesë garues të ndryshëm pasi është një maratonë e hapur dhe nga 10 deri në 80 vjeç, është mosha e lejuar për të qenë pjesë e kësaj maratone. /Erjon Allaraj-VipSport.al/