Tjetër miqësore në shtetin helen, Kostas Kolcidhas drejt zyrtarizimit te bluzinjtë

Luftëtari pritet që të zhvillojë një tjetër miqësore në fundjavë dhe pikërisht të shtunë. “VipSport” ka kontaktuar me pjesëtar të skuadrës dhe është konfirmuar se të shtunën pasdite, ekipi bluzi do të jetë mysafir duke luajtur një test me ekipin e Korfuzit që luan në ligën e dytë greke.

Ndërkohë, nga sa bëhet e ditur, Kosstas Kolcidhas që ka qenë edhe përgatitës atletik te bluzinjtë në kohën kur drejtoheshin nga Hasan Lika ëhstë shumë afër marrjes së postit të trajnerit në Gjirokastër.

Kolcidhas tashmë disponon edhe licencën dhe për më tepër që pëlqehet edhe nga drejtuesit aktual të bluzinjve, ndryshe nga ish-presidneti Tavo.

Me shumë gjasa, trajneri i ri i bluzinjve do të jetë edhe në Korfuz për të parë skuadrën në testin e dytë në shtetin helen, pas atij me Panaçaikin, ku bluzinjtë u mundën 1-0.

E.S./Vipsport.al/