Tirana shfrytëzon pauzën e Kombëtares, miqësore ditën e nesërme ndaj Besëlidhjes

Ekipet e Kategorisë Superiore janë duke shfrytëzuar në maksimum ndërprerjen e kampionatit prej pauzës së Kombëtares, teksa në këtë fillim sezoni iu shërben për të konsoliduar edhe më mirë ekipin.

Në këtë linjë, ditën e nesërme Tirana do të zhvillojë një miqësore ndaj Besëlidhjes. Një test për të ruajtur edhe formën e futbollistëve, ndërsa bardheblutë kërkojnë të ruajnë ritmin pas një starti pozitiv në Superiore me dy fitore dhe një barazim, në tre javët e para, teksa objektivat e 24-herë kampionëve të Shqipërisë janë madhore, duke synuar rikthimin te titulli pas 10 viteve mungesë.

Sakaq, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në orën 17:00. Ndërkohë, hyrja për tifozët do të jetë e lirë. /Egi Çabeli-VipSport.al/