Tirana fiton me goleadë në miqësore, Mema merr sinjale edhe nga akademia

Tirana e ka shfrytëzuar pauzën e kampionatit, për të zhvilluar ndeshje miqësore dhe përgatitje për kampionatin që rinis fundjavën e ardhshme. Bardheblutë kanë luajtur ditën e sotme një ndeshje miqësore me skuadrën e Besëlidhjes.

Bardheblutë e drejtuar nga Ardian Mema, kanë mundur me rezultatin 5-2 skuadrën lezhjane, duke e vulosur takimin që në pjesën e parë. Kale, Ngo dhe Dunga kanë qenë autorët e golave në pjesën e parë, pjesë e cila u mbyll me rezultatin 3-1.

Sakaq, në pjesën e dytë ka qenë Beshiraj nga ekipi i të rinjve ai që ka shënuar golin e katërt ndërkohë që Besëlidhja ka shënuar një gol dhe një autogol, duke u vulosur takimi me rezultatin 5-2. /Erjon Allaraj-VipSport.al/