Tirana bën skonto për çmimin e biletave, porosi tifozëve për shishet plastike

Ditën e shtunë në orën 16:00, Tirana do të presë në stadiumin ‘Selman Stermasi’, Skënderbeun. Bardheblutë kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive para ndërprerjes së kampionatit, teksa në tre takime kanë grumbulluar shtatë pikë.

Objektivat për këtë sezon janë të mëdha, ndaj edhe klubi kryeqytetas ka nevojë për mbështetjen e tifozerisë nga shkallët e stadiumit. Në ndeshjen me korçarët, klubi ka njoftuar se ka vendosur të ulë çmimin e biletës, teksa tradicionalisht çmimi ka qenë 300 lekë të rinj, këtë herë do të jetë 200 lekë të rinj.

Ndërkohë, janë ftuar tifozët të mos vinë në momentin e fundit, duke qenë se biletat do të kontrollohen elektronikisht dhe mund të krijohen radhë. Ndërkohë, klubi ka theksuar se do ndalohen shishet plastike apo mjetet e forta, pasi çdo akt josportiv dënon vetë tifozët dhe ekipin.  /Egi Çabeli-VipSport.al/
Njoftimi i plotë nga klubi i Tiranës:

Te Shtunen, e rradhes ne shtepi perballe Skenderbeut. Ejani ne stadium te mbeshtesim skuadren per te marre nje tjeter trepikesh. Klubi ka vendosur te ule cmimin e biletes ne tribunen “karshi”. 200 leke (te reja) kushton hyrja per kete ndeshje. Per te shmangur rradhet tek biletaria, dyert hyrese ne stadium, ju ftojme te mos vini ne momentin e fundit. Biletat do kontrollohen elektronikisht, proces qe mund te krijoj rradhe ne minutat e para ndeshjes.

Shishet plastike dhe mjetet e forta do te jene rreptesisht te ndaluara. Cdo akt josportiv denon tifozet, ekipin, klubin per nje sezon ku duhet te jemi te gjithe perkrah njeri-tjetrit. Ne menyre te perseritur kerkojme vetem mbeshtetje dhe asnje shishe plastike apo mjet piroteknik te hedhur ne fushe.
Te shtunen Tirana – Skenderbeu, ora 16:00, vetem bardheblu!
Biletat ne shitje nga dita e Enjte!

➡️ Tribuna A,B – 1000 Lekë të reja

➡️ Tribuna D, E, F, G – 200 Lekë të reja

➡️ Tribuna C, H (Sektori Mik) – 300 Lekë të reja