“Ti nuk di të luash”, ndeshja e futbollit mund të kthehej në tragjedi, plagosje me armë në Itali

Ndeshjet e futbollit janë konsideruar shpesh herë më shumë se një lojë vetëm për faktin se kanë bashkuar shumë kombe apo edhe kanë sheshuar probleme të shumta. Në fakt, në Itali ka një tjetër kuptim dhe bëhet fjalë për futbollin mes shokëve, të cilët organizohen për të luajtur në kalçeto.

Mbrëmjen e djeshme, një ndeshje e tillë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Një 48 vjeçar ka shkuar në fushën e futbollit me një pistoletë në dorë dhe ka pasur një objektiv, duke qenë se një 38-vjeçar kishte bërë shaka me të në rrjetet sociale.

Ai i kishte shkruar në “Whatsapp” se nuk di të luajë futboll dhe kjo duket se ka qenë e padurueshme për 48-vjeçarin që kishte vendosur ta vriste. Për të parandaluar tragjedinë, ka ndërhyrë një 40-vjeçar por për fatin e tij të keq, ai ka mbetur i plagosur aksidentalisht, ndërkohë që ndodhet në spital ku është nën mbikëqyrjen e mjekëve. Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat 48-vjeçarin i cili është një emër i njohur për policinë italiane pasi edhe herë të tjera, ka pasur probleme. /Erjon Allaraj-VipSport.al/