Teuta zgjedh testin me Egnatian, Shkëmbi pritet që të ideojë formacionin anti-Vllaznia

Teuta do të luajë me Vllazninë në fundjavën e ardhshme në Durrës, por duket e tersi i mungesave do të ndjekë skuadrën e trajnerit Blendi Shkëmbi edhe këtë javë ndaj Vllaznisë. Durrsakët, me shumë mundësi nuk do të kenë për lojë kapitenin dhe një nga lojtarët më të spikatur, Sherif Kallaku, ndërsa Çyrbja është në dyshim.

Beqja mund të rikthehet, por alternativat në pozicionin ku ai luan nuk mungojnë. Gjithsesi, durrsakët i kanë përballuar më së miri 3 javët e para të Superiores, e madje duke qenë brenda pritshmërive, me 7 pikë e bashkë-kryesojnë me Tiranën e Kukësin.

Trajneri Blendi Shkëmbi ka organizuare dhe një miqësore nesër me skuadrën e Egnatias, me synimin e vetëm për të parë gjendjen e  lojtarëve, pro edhe për t’i dhënë minuta futbollistëve të gatshëm që nuk janë aktivizuar për zgjedhje taktike në 3 javët e para.

Madje, pritet që të ketë edhe ndonjë eksperiment, pasi trajneri do të ketë shansin që të provojë lojtarët në ato reparte ku pritet që të ketë mungesa në sfidën shtëpiake ndaj Vllaznisë së Shkodrës në fundjavën e ardhshme.

E.S./Vipsport.al/