Teuta s’gjen rehat me mungesat, mungon titullari i rëndësishëm me Partizanin

Kur kanë kaluar gjashtë javë kampionat, trajneri i Teutës, Blendi Shkëmbi nuk e ka pasur asnjëherë skuadrën e plotë. Durrsakët edhe në ndeshjen në transfertë me Partizanin do të kenë një titullarë që nuk do të grumbullohet.

Todorosvki mori karton të kuq në sfidën me Kukësin dhe në transfertën e kuqe, do të jetë një mungesë e rëndësishme për trajnerin Blendi Shkëmbi. Mbrojtësi që erdhi në verë nga Shkëndija e Tetovës në Durrës ka qenë një nga pikat e forta të formacionit durrsak.

Me shumë gjasa Beqja do të jetë për këtë sfidë, e madje mund të provohet në mesjavë në Kupën e Shqipërisë, ndërsa ecuria e deritanishme e Teutës në kampionat është brenda pritshmërive të klubit.

E.S./Vipsport.al/