Teuta përgatit abonetë sezonale për tifozët, më shumë lehtësira në shkallët e stadiumit

Klubi i Teutës ka njoftuar se ka nisur një fushatë të re abonimesh sezonale për tifozët. Aboneja do të përfshijë të gjitha ndeshjet e durrsakëve në stadiumin ‘Niko Dovana’ sa i përket kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë për sezonin 2019-2020.

Kështu, klubi i Teutës ndjek një politikë të cilën më parë këtë sezon e ka bërë edhe Skënderbeu e Tirana, për t’i krijuar një lehtësi më të madhe tifozëve në akomodimin në shkallët e stadiumit. ‘Djemtë e Detit’ edhe këtë sezon kanë pretendime të mëdha në kampionat, dhe kërkojnë të kenë sa më shumë mbështetjen e tifozëve në mënyrë që të arrijnë objektivat.

Të besuarit e trajnerit Shkëmbi e kanë nisur shumë mirë kampionatin teksa në tre javët e para kanë grumbulluar shtatë pikë. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Njoftimi i klubit për abonenë sezonale:
KF Teuta nis një fushatë të re abonimesh sezonale për tifozët për sezonin 2019-2020. Aboneja do të jetë e vlefshme për të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe Kupës së Shqipërise që KF Teuta luan si pritëse në stadiumin “Niko Dovana”. Duke nisur nga data 6.9.2019, të gjithë tifozët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +355 69 96 15 493(email:kfteuta@yahoo.com)

Për informacion të detajuar dhe rezervime mund të paraqiteni dhe pranë zyres së ‘Akademia Futbollit Teuta’ për të përzgjedhur vendin e tuaj në stadium dhe aplikuar për tu pajisur me abone sezonale. Klubi kërkon të lehtësojë sa më tepër hyrjen dhe akomodimin e tifozëve ne shkallet e stadiumit për sezonin e ri futbollistik.