Tashmë është zyrtare, ylli i Mançester Junajtidit humbet ndeshjen kundër Kosovës

Pak ditë më parë, mbrojtësi i Mançester Junajtidit, Aron Van Bisaka pësoi një dëmtim në shpinë dhe u detyruar të largohet nga stërvitja para kohe. Për të ishte në dyshim ndeshja ndaj Bullgarisë dhe ajo ndaj Kosovës, duke i dhënë mbrojtësit pushim për të marrë veten.

Megjithatë, Van Bisaka nuk ia ka dalë dhe është larguar përfundimisht nga grumbullimi me Anglinë. Futbollisti anglez do të stërvitet tashmë në “Old Trafford” i vetëm, duke shpresuar që të rikuperohet sa më shpejt dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e kampionatit në momentin e vështirë që Junajtid po kalon.

Van Bisaka firmosi me Junajtidin gjatë merkatos së verës për plot 60 milionë paund dhe së bashku me Meguajërin, kanë qenë ndër më të dalluarit në mbrojtjen e “Djajve të kuq”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/