Surpriza në listën e trajnerit të Italisë, Mançini rikthen në skuadër veteranin

Italia ka zhvilluar një fushatë eliminatoresh perfekte deri në këto momente teksa ka fituar të gjashta ndeshjet e luajtura në grupin J. Axurrët janë një hap larg sigurimit matematikor për pjesëmarrjen në Europian, diçka që mund të vijë në ndeshjen e 12 tetorit kundër Greqisë.

Ndërkohë, tekniku Roberto Mançini ka nisur të mendojë për lojtarët që do të grumbullojë, ndërsa nga mediat është zbuluar se këtë herë pjesë e katër herë kampionëve të botës do të jetë edhe Daniele De Rosi. Mesfushori, i cili këtë verë u largua nga Roma dhe tashmë aktivizohet me Boka Xhuniors, nuk ishte pjesë e të kaltërve prej kualifikuese për Kupën e Botës 2018.

Prezenca e tij e fundit ishte pikërisht në play off ndaj Suedisë, ku Italia nuk u kualifikua. Kështu, Mançini ka vendosur t’i bëjë një surprizë 36-vjeçarit teksa ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Olimpico’, aty ku De Rosi pjesën më të madhe të karrierës. Sakaq, pas Greqisë, axurrët përballen me Liehtenshtejnin.

/Egi Çabeli-VipSport.al/