Sulmuesi i Partizanit reflekton formën edhe në Kombëtare, protagonist me Xhamajkën

Sulmuesi i Partizanit, Brajan Braun ka treguar se po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezoni. Futbollisti ishte vendimtar për të kuqtë në ndeshjen e finales së Superkupës, ku shënoi një trigolësh. Ndërkohë, Braun është i grumbulluar me Xhamajkën, teksa arriti të gjente rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit të Kombëtares.

Edhe pse nuk e nisi takimin ndaj Antiguas si titullar, teksa u aktivizua në minutën e 62, sulmuesi tregoi protagonizmin e tij. Sakaq, para rikthimit në Shqipëri, Braun do të zhvillojë një tjetër takim me Xhamajkën, ndërsa do të përballen me Gujanën.

Një lajm i mirë padyshim edhe për teknikun e Partizanit, Franko Lerda, i cili në ndeshjen e radhës në kampionat atë ndaj Laçit nuk mund të mbështetet në shërbimet e sulmuesit Salomon, pasi ky i fundit u ndëshkua me të kuq në sfidën ndaj Flamurtarit, por mund të mbështetet te forma e Braun.