Starova: Nuk jam i kënaqur me barazimin, por nuk jemi në krizë

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, ka mbetur i pakënaqur nga barazimi I skuadrës së tij në Gjirokastër, edhe pse deri në fund ekipi dukej se do dilte pa pikë nga sfida. Në SuperSport, ai theksoi se skuadra kishte bërë maksimumin dhe se nuk ishte në krizë.

“Unë nuk jam i kënaqur se kishim objektivn për të fituar ndeshjen edhe pse morëm barazim në fund. Fakti që kaluan në avantazh na e vështirësoi shumë, kundërsulmet na vunë në vështirësi mbrojtësit tonë. Pjesa e dytë ishte monolog, kundërshtari vetëm mbrohej, në minutat e fundit i bëmë të gjtiha përpjekjet, me topin e gjatë, futëm edhe sulmuesin e pestë, kërkuam me të gjitha mundësitë, por edhe kundërshtari ka meritë se u mbrojt me të gjtiha forcat e kjo ka meritë që nuk morëm fitoren sot.

Nuk kemi asnjë lloj krize. Kemi edhe 3 javë të tjera për të mbaruar fazën e parë, janë kundërshtarë që do të luajmë edhe nga 3 herë të tjera. Skuadra luajti mirë sot, sulmi nuk ishte mirë si në Vlorë, ishte edhe merita e kundërshtarit agresiv. I kemi mundësitë për të ecur përpara, se e para është loja, skuadra nuk është në krizë, luan mirë futboll. Ju kujtoj vetëm pikët e Kukësit e Flamurtarit, do të ishsim 1 pikë pas vendit të parë para ndeshjes. Kjo do të thotë që skuadra luan mirë. Para ndeshjes 5 pikë kishim ne, 10 vendi i parë, janë të gjtihë në të njëjtin vend.

Unë jam një trajner si të gjithë të tjerët që kur topin e ka kundërshtari marr masat për të rifituar topin sa më shpejt. Sigurisht koeficientin e shënimit të golit nuk e kemi keq. Gjëja që rregullohet më shpejt është në mbrojtje, kemi gabuar 3 herë javën e kaluar në mënyrë të papritur me top të gjatë, edhe sot me një gabim na e vështirësoi shumë lojën”, tha Starova. /vipsport.al/