Starova: Ndalëm skuadrën më të mirë në Shqipëri, na erdhi një penalizim nga Brazili

Laçi arriti të merrte pikën e parë  në kampionat duke ndalur në barazim 1-1 Kukësin. Në një prononcim për “Supersport”, Sulejman Starova u shpreh se skuadra e tij reagoi ndaj skuadrës më të mirë ndërkohë që zbuloi edhe mungesën e Tekos.

“Të them të drejtën ishim afër fitores por duhet ta pranoj se ngarkesa psikologjike e mungesës së pikëve dhe gripi i skuadrës sime. Dolëm në nxehmje me 12 futbollistë sepse kemi virus në skuadër. Luajtëm me skuadrën më të mirë të kampionatit për momentin sepse Kukësi mundi Partizanin. Më vjen keq që nuk morëm fitore por duam të marrim pikë.

Me lehtësi kemi shkuar te porta, kurse Nuabueze krijon volum dhe gjen hapësira pasi mban dy lojtarë. Xhixha është i rëndësishëm por duhet të gjejë formën e vet. Nuk është vetëm Nuabueze por këto 2 javë do të na ndihmojnë, fakti që barazuam dhe luajtëm me skuadrën më të mirë, më kënaq te lojtarët.

Deliu dhe Xhixha? Nuk kisha 3-4 lojtarë në sulm pasi Deliu nuk ishte zgjedhje sulmi. Kukësi di të reagojë dhe e kishim të vështirë 2 kundër 2. Shpërthimet e Lushkjes nuk ishin rezultateve pasi ai ishte sulmuesi i tretë në fakt.

Do të thosha se halli është kur nuk ka lojë por kriza e pikëve na bën problem. Mund të mundeshim edhe me Kukësin pasi është skuadra më e mirë por provuam dhe treguam se mundësitë janë. Është kampionat i gjatë dhe duhet të përsëris veten pasi tashmë e kemi moralin. Tekos i erdhi një penalizim nga Brazili, ndërsa sot që mund të luante ishte virusi që e ndaloi. Braziliani Teko ishte i dënuar për 2 javë.

Sipas syrit tim, duhen analizuar këto tre ndeshje pasi nuk kemi bërë analizë. Kemi bërë shumë gabime në pasime dhe në sulm ku mund të përfundojnë me goditje në portë. Jemi skuadër e re për të qenë brilantë. Kukësi luan perfekt në sulm dhe çdo skuadër reagon kur është në disavantazh. Mungesat na bënë që të mos shënonim golin e dytë”, tha Starova. /VipSport.al/