Starova bëhet me ndihmës, një emër i njohur rikthehet në Laç

Sulejman Starova do të ketë një ndihmës tashmë te laçi dhe bëhet fjalë për një trajner kryeqytetas që ka drejtuar bardhezinjtë vite më parë në Kategorinë e Parë.

Në fakt, ishte folur që do të merrte drejtimin e skuadrës së Kamzës në Kategorinë e Dytë, por Sinan Bardhi do të jetë zv.trajner tashmë te Laçi.

Bardhi ka drejtuar shumë ekipe në Kategorinë e Parë, duke filluar që nga Besëlidhja, Mamurrasi, Laçi, Kamza, Turbina. Sezonin e shkuar ishte pjesë e cërrikasve, ndërsa nga dje do të jetë në krah të Starovës si pjesë e pankinës kurbinase.

E.S./Vipsport.al/