Skënderbeu vazhdon me zyrtarizimet në merkato, prezanton edhe ish-mbrojtësin e Kukësit

Megjithëse merkatoja e verës është mbyllur prej ditësh, Skënderbeu vazhdon të prezantojë futbollistë të rinj dhe mbrëmjen e djeshme ka qenë radha për një tjetër prezantim. Klubi korçar ka arritur akordin me mbrojtësin Faton Xhemaili i cili sezonin e fundit ishte pjesë e verilindorëve të Kukësit.

Xhemaili nuk arriti të gjente hapësira të mjaftueshme me klubin verilindor duke qenë se në krahun e tij kishte një futbollist si Simo Rrumbullaku. Tashmë, mbrojtësi që ka qenë edhe pjesë e ekipit të Shpresave, synon që në Korçë të ketë sa më shumë minuta dhe të rikthehet edhe një herë te Shpresat.

Xhahili ka firmosur një kontratë trevjeçare me skuadrën e Skënderbeut dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin që në ndeshjen e radhës. Pak kohë më parë, Xhemaili kishte pësuar edhe një dëmtim në krah si pasojë e një aksidenti megjithatë, tashmë ka kaluar ai problem dhe 20-vjeçari është i gatshëm të zbresë në fushë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/