Skënderbeu rikthehet te triumfi, Teuta pëson humbjen e parë

Skënderbeu-Teuta 1-0
Shënues: 20’Krasniqi

Skënderbeu ia ka dalë të triumfojë në ndeshjen e sotme shtëpiake teksa ka thyer me rezultatin 1-0 Teutën. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja iu falën një goli të sulmuesit Blerim Krasniqi, i cili ishte autori i golit të vetëm për të tijtë.

Një gol të cilin e realizoi në minutën e 20 të pjesës së parë. Edhe pse në fraksionin e dytë, skuadra durrsake u mundua të ndryshonte fatet e takimit, nuk ia dolën deri në fund, teksa bardhekuqtë menaxhuan më së miri avantazhin.

Kjo ishte edhe humbja e parë e kampionatit për ekipin e Bledi Shkëmbit, teksa durrsakët mbeten në kuotën e tetë pikëve. Ndërkohë, Skënderbeu kthehet te triumfi pas dy disfatave dhe tashmë renditen në vendin e tretë me 11 pikë pas pesë ndeshjeve të para.

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Turtulli, Pollozhani, Meksi, Daja, Dita, Muja, Bregu, Gripshi, Krasniqi
Trajner: Ilir Daja

Teuta: Frashëri, Kouras, Arapi, Hoxha, Todorovski, Avdyli, Aleksi, Gashi, Vecaj, Nikaç, Vila
Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtar: Ardjan Beqiraj