Skënderbeu pa pikën e fortë të prapavijës ndaj Luftëtarit

Skënderbeu nuk do të ketë një nga titullarët e rëndësishëm të mbrojtjes në sfidën e radhës në shtëpi që do të luajë në fundjavë me skuadrën e Luftëtarit. Korçarët në çdo javë kanë mungesa, ndërsa trajneri Ilir Daja e ka pasur mjaft të vështirë që të ndërtojë një 11-she ideale.

Duke qenë se ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë në transfertën e zhvilluar në Shkodër, te korçarët nuk do të jetë për lojë Artim Pollozhani në sfidën që Skënderbeu do të zhvillojë me Luftëtarin në Korçë.

Dajës i duhet që të bëjë sërish eksperimente, duke qenë se prapavija kishte fituar stabilitet me Turtullin e Pollozhanin në qendër të saj.

E.S./Vipsport.al/