Siti hedh sytë nga Interi për janarin, përgatitet oferta faraonike idhullin e tifozerisë

Mançester Siti po dominon futbollin anglez në vitet e fundit, megjithatë “qytetarët” duan sukses edhe në arenën europiane tashmë. Prioritet për Guardiolën mbetet Liga e Kampionëve dhe pritet që në merkaton e janarit të ketë të tjera afrime.

Me dëmtimin e Laportes dhe Stones, Siti synon që të afrojë një mbrojtës kualitativ në janar dhe ka hedhur sytë nga kampionati italian. Objektiv për qytetarët, duket se është mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar i cili është kthyer në protagonist te zikaltërit dhe një nga mbrojtësit më të mirë në Itali.

Mediat angleze raportojnë se Siti ë2shtë gati të paguajë nj shifër stratoseferike për Skriniarin megjithatë nuk bëhen të dituar shifrat. Në rast se Interi nuk arrin të kalojë fazën e grupeve, transferimi i Skriniar në Angli, duket një mision i lehtë sipas asaj që raportohet nga “Daily Express”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/