Shtohen telashet për Partizanin, një titullar lë ndeshjen në mes!

Esat Mala, një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës së Partizanit ka shtuar telashet te të kuqtë në prag të sfidës që do të luajnë këtë fundjavë me laçin në laç. Mesfushori që është grumbulluar me Shpresën U-21, ka pësuar një dëmtim serioz, e madje ka lënë ndeshjen në minutën e 60-të duke dalë nga fusha i shoqëruar edhe nga stafi mjekësor i U-21.

Madje, ka qendruar për disa minuta i shtrirë jashtë vijave anësore duke marrë mjekim për dëmtimin që ka pësuar. Tashmë mbetet të mësohet shkalla e dëmtimit, ndërsa Mala mbetet një shqetësim jo vetëm për trajnerin Bushi, por më shumë për Partizanin.

Lojtari 21-vjeçar është në një formë mjaft të mirë, dhe natyrisht në prag të ndeshjes së radhës në laç prania e tij në formacion është domosdoshmëri, e megjithatë mbetet për t’u parë gjendja e tij në ditët në vijim për të parë, nëse do e kapërcejë dëmtimin apo do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të javës katërt në transfertën kurbinase.

E.S./Vipsport.al/